Voton ligjet në rend dite, Rama shfaqet në Parlament pas mesnate

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 10:37 | Politikë

Voton ligjet në rend dite, Rama shfaqet në Parlament pas mesnate

Pavarësisht se opozita e kërkoi gjatë gjithë ditës për interpelancë dhe ballafaqim mbi çështje të nxehta të aktualitetit, Kryeministri Rama zgjodhi të shfaqej në sallën e Kuvendit vetëm pas mesnatës, pikërisht kur nisi procesi i votimit në këtë seancë maratonë, shkruan A2 CNN.

Me 85 votat e socialistëve u miratua akti normativ që parashikon uljen e akcizës së naftës vetëm kur çmimi kalon 220 lekë, ndërkohë që u rrëzuan projektligjet e PD-së për reduktimin e taksës së qarkullimit dhe heqjen e akcizës së gazit për industrinë "Made in Albania".

Ndonëse mori pjesë në nisje të votimit, Rama u largua sërish pa votuar projektvendimin për strukturën e re të Entit Rregullator të Ujit, i cili gjithsesi mori 84 vota pro, raporton A2 CNN.

Në mbyllje të seancës, Parlamenti miratoi edhe ndryshimet në ligjin për shtetësinë, duke lehtësuar procedurat e pajisjes me pasaportë shqiptare për bashkëshortët e shtetasve rezidentë dhe duke zgjeruar kriteret e dhënies së saj nën rregulla të reja kontrolli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos