“Zaptim vend e pa vend” Braçe shpërthen ndaj Bashkisë së Tiranës: Hapësirat u zunë me vendim Këshilli kundër interesit publik

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 21:46 | Politikë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo të bizneseve. Kështu u shpreh në studion e “Çdo kënd” me Merita Haklajn në A2 CNN, deputeti socialist Erion Braçe, sipas të cilit biznesi duhet të zhvillohet pa cenuar lirinë e qytetarit. Në A2 CNN ai mohoi zërat se po bën fushatë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, por tha se po punon për çdo shkelje ligji e rregulli që ka evidentuar edhe gjatë fushatës, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga zyrtarët.

“Nuk po bëj fushatë për kryetar bashkie po bëj punën. Unë kam bërë fushatë elektorale me këto që po evidentohen në territor. Argumentet mia kanë qenë shkelja e ligjit rregullit, jo vetëm nga qytetarët, por edhe zyrtarë se vjen e gjitha nga vendimet e Këshillit Bashkiak për administrimin e hapësirës publike. Një trotuar që shkon ën 640 cm e kuptoj që mund të ketë dhe tavolina, por një trotuar që ka 300 cm dhe një shtyllë e pemë nuk ka vend për tavolinë dhe vendimi i Këshillit Bashkiak duhet të bjerë. Ky interes për të grumbulluar sa më shumë të ardhura nuk mund të përmbushet në këtë mënyrë. Në momentin që bëj fushatë nga pikëpamja e këmbësorit dhe atyre që janë të moshuar që u duhet trotuari, patjetër që kjo ndërhyrje duhet të ishte bërë dhe vendimi i Këshillit Bashkiak duhet të merrte parasysh interesat e këtyre njerëzve jo të bizneseve, apo të policit bashkiak. Inetresat e qytetarëve duhet të jenë të parat”, theksoi Braçe.

Në A2 CNN socialisti Braçe përjashtoi gjithashtu edhe negocimin në favor të votave me shkelësit e ligjit.

“Rregullin e prishin dhe ne unë nuk i dua këto vota të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe të ulem e të negocioj me ta që të lë këtë tavolinën e ndarësin. Më interesojnë votat e njerëzve që janë të interesuar për hapësirën publike”.

Duke folur konkretisht për Tiranës dhe zonëne tij elektorale në zgjedhjet e 11 majit, Braçe tah se duhet të luftohen vanitetet që cenojnë liritë e vogla të qytetarëve.

“Mund të bësh biznes pa cenuar lirinë time, këtu në bllok te lagjja 1 maji e Komunën e Parisit janë cenuar liritë e vogla, për liritë e vogla nuk kujdeset kurrkush në këtë qytet të eci lirisht, të flejë, se këtu nuk flihet. Nuk ke një orar dreke që ta vënë kokën dy orë atje, del ai tjetri me Ferrari me fuqi motorike që është çmenduri dhe bën xhiro në bllok dhe i thërret turmës; më shikoni po kaloj unë. Këtë vanitete që cenon liritë e vogla jo ta ushqejmë por ta luftojmë. Bëj sipërmarrjen, por mos më ceno mua. Kjo ndjesia që vij unë e të cenoj lirinë e komunitetit nuk mund të funksionojë. Sektori i ndërtimit është skandal”.

Sa i takon aksionit të IKMT-së në Theth, Braçe u shpreh se: “Ata njerëz meritojnë certifikatën e pronësisë. Duhet reformuar me ligj legalizimet dhe nuk shkon që njerëzit të rrinë në radhë për shkak të korrupsionit”.

I sfiduar nga partia, por i mbështetur nga elektorati, Erion Braçe tha në A2 CNN se u dha një leksion të rinjve pas zgjedhjeve të 11 majit.

“Të qenit deputet e kam parë si punë dhe duhet t’i përgjigjesh punës që nga ‘96 e këtej çdo gjë e kam marrë me garë. E kam parë realisht dhe kur të tjerët kanë thënë që fitojmë, e marrim. Jo, kam menduar se gjithçkaje duhet ti bësh detyrimet deri në fund. Nëse nuk e bën punën dhe nuk i je përgjigjur njerëzve bëhet më e vështirë dhe këtë ua dhashë si këshillë edhe deputetëve të rinj; deputet nuk bëhesh me 30 ditë fushatë, por me 4 vite. Unë jam shërbyes publik në politikë. Nëse cenohet interesi i atyre që të kanë votuar unë do mbroj interesin e tyre që më kanë votuar”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos