Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 17:01 | Politikë

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet

Nga e hëna e ardhshme do të sekuestrohet çdo produkt bulmeti dhe qumësht që tregtohet pa faturë. Këtë paralajmërim dha kryeministri Edi rama në fund të takimit me kryetarët e bashkive  për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Këtë vendim, Rama e arsyeton me anën ligjore por edhe shëndetësore. Sipas tij me këto temperatura mund të shkaktohen helmime.

“Përpara se sa ta mbyllim dua të sjell në vëmendje faktin se drejtoria e përgjithshme e tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht e bulmet pa faturë, që të mos e bëjnë më këtë gjë. Sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shishe qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë është e patolerueshëm nga pikëpamja e ligjit tatimor është dhe e shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperatura që mund të shkaktojnë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Duke filluar nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj bulmeti e qumështi pa faturë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos