Ultimatum kryebashkiakëve! Rama: Tri ditë kohë për të shkarkuar të gjithë krerët e njësive administrative

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 16:50 | Politikë

Vlora, Durrësi dhe Fieri ishin vetëm paralajmëruese për ndryshimet që Edi Rama kërkon të shtrihen në gjitha bashkitë e vendit, të paktën aty ku drejtojnë socialistët dhe vullneti i tij zbatohet. Reforma e tij për pastrimin e territorit do të prekë edhe arkitektët, të cilët sipas kryeministrit janë bërë shpesh bashkëautorë me ndërtuesit në abuzimin me lejet e ndërtimit.

Për t’i dhënë fund abuzimeve lokale, menaxhimi i furnizimit me ujë të qytetarëve do të centralizohet, siç ndodh me energjinë elektrike, duke krijuar një operator të ritë posaçëm në nivel kombëtar.

Menaxhimi i mbetjeve vijon tw jetw një plagë dhe Kryeministrit nuk i pëlqen fakti se aktualisht në territor ka një larmi strukturash të ndryshme të trajtimit të tyre.

Një korporatë kombëtare do t’i menaxhojë ato në nivel qendror, bazuar edhe në mësimet e nxjerra nga çështje e inceneratorëve, pohon Rama.

Mes kryebashkiakëve që kishte përballë, kritika të shumta kishte për atë të Elbasanit, por të gjithë të zgjedhurve nën siglën e PS-së, u kujtoi se fitorja e fundit e mazhorancën nuk i bën më të sigurt. SINK Vëmendje të posaçme nga bashkitë kërkoi për zbatimin e paketës së maleve, si dhe përfshirja në politikat mbështetëse për bujqësinë dhe fshatin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos