Zgjedhjet e 11 majit, Nisma Shqipëria Bëhet fushatë në Vlorë, Lapaj takon tregtarët

Nga A2 CNN
2 Maj 2025, 15:51 | Politikë

Nisma Shqipëria Bëhet është ndalur këtë të premte në Vlorë. Drejtuesi i këtij koalicioni Adriatik Lapaj takoi tregtarë të vegjël ku u njoh me problemet e tyre dhe shpalosi programin se si do ndihmohet kjo shtresë nëse do arrijnë që të kenë pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit.

“Tregti mbijetese është kjo. Do të ulim taksat e biznesit të vogël. Programi ynë do të sjellë shumë risi edhe në shëndetësi. Shpopullimi ka sjellë edhe mungesën e konsumit. Na jepni një mundësi në datën 11 maj që të ndryshojmë Shqipërinë. Në lidhje me pronat ne parashikojmë ngritjen e një taksë force nga kryeministri i cili për 24 muaj do të bëj një hartëzim të gjithë Shqipërisë dhe do të bëj konvertimin në zonat bregdetare. Ne do të ndalojmë ligjin për investimet strategjike”, tha Lapaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos