Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës do të marrin pjesë në një mbledhje që do të zhvillohet ditën e nesërme në selinë e Partisë Socialiste.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se mbledhja do të nisë në orën 17:00 dhe këshilltarët socialistë janë thirrur për të qenë të pranishëm, me porosinë që pjesëmarrja e tyre është e rëndësishme.
Zhvillimi i kësaj mbledhjeje vjen gjashtë ditë pasi kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS, ku njoftoi emrat e kabinetit të ri qeveritar, bëri me dije se do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme edhe për bashkinë e kryeqytetit.
Rama i kërkoi këshillit bashkiak që të niste procedurat për shkarkimin e Erjon Veliajt, i cili mbetet në paraburgim pas nisjes së hetimeve nga SPA.
Shefi i qeverisë po ashtu bëri publike edhe kandidaturën e PS për Tiranën, duke ja besuar këtë betejë ish-ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. (A2 Televizion)