Zyrtari socialist: E morëm vendin në kushte mbijetese dhe sot jemi në kohën e standardit

Nga A2 CNN
2 Shtator 2026, 21:11 | Politikë

Alfred Kika Muharemi, këshilltar i Partisë Socialiste, u shpreh se socialistët e morën drejtimin e vendit në atë që e quajti “koha e mbijetesës” dhe e çuan në “kohën e standardit”.

“Koha kur kanë filluar të qeverisin socialistët ka qenë koha e mbijetesës. Kurse sot është koha e standardit. Ne sot kemi një protestë e cila ka treguar akoma dhe më shumë që sot qytetarët janë përballë një realiteti që kërkojnë më shumë standard cilësor në lidhje me kushtet e jetesës. Partia Socialiste, me të gjithë lidershipin e saj, me të gjithë aktivistët e saj, ka objektiv të mandatit të saj të katërt fillimisht ndjekjen e të gjithë objektivave për të arritur mbylljen e procesit të negociatave brenda 2027-s", tha Muharemi në studion e "Off the Record" nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Kur u pyet se çfarë quan standard, këshilltari socialist u përgjigj: “Nëse dikur dikush e merrte shërbimin shëndetësor pa një shtrat, kur mjeku apo infermieri që punonte në këtë sistem kishin paga qesharake, kur një familjar detyrohej që në sistemin shëndetësor të merrte edhe çarçafet me vete. Nga sistemi i kolapsuar që morëm, i gjithë buxheti i shtetit shqiptar shkoi për përmirësimin e infrastrukturës të shëndetësisë mbi të gjitha dhe për furnizimin me pajisje, pavarësisht se nuk e ke të mbuluar 100%. Çdo vit ka pasur kantiere të përmirësimit të infrastrukturës së shëndetësisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos