Një bibliotekë e lëvizshme për institucionin e paraburgimit të Elbasanit, është mundësuar falë një marrëveshje të nënshkruar nga bashkia e Elbasanit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shkruan A2 CNN.
Kjo është hera e parë që biblioteka publike “Qemal Baholli” krijon një bibliotekë të lëvizshme me qëllim për të afruar librin sa më pranë lexuesit, edhe kur këta të fundit janë me statuse të ndryshme nga qytetarët e tjerë.
Ndërsa për drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Klevis Qose, personat që ndodhen në paraburgim, janë banorë që pavarësisht se kanë një masë sigurimi presupozohen të pafajshëm dhe shoqëria duhet t’i ndihmojë për një rehabilitim sa më dinjitoz. Një bashkëpunim i tillë mes bibliotekave publike pritet të aplikohet edhe në bashkitë e tjera që kanë burgje apo institucione paraburgimi të territoret e tyre. (A2 Televizion)