Ndotje në Piskovë, digjet vendgrumbullimi i mbetjeve në zonë të mbrojtur

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
23 Shtator 2024, 13:32 | Sociale

Të pafuqishëm për të kundërshtuar ngritjen e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane të të gjithë Bashkisë së Përmetit, tanimë banorët e Piskovës protestojnë për tymin që po i ndot nga djegia e këtyre mbetjeve.

Përgjatë fundjavës dhe mëngjesit të së hënës, djegia e mbeturinave ka vijuar, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për fikjen e tyre.

Situata është denoncuar edhe nga kryeplaku i fshatit, i cili akuzon zjarrfikëset që nuk kanë ardhur për të fikur zjarrin, ndërsa i apelon institucioneve të vendit që të reagojnë.

Banorët deklarojnë se do ta dërgojnë problematikën e tyre edhe në SPAK, duke akuzuar drejtues të pushtetit lokal për mosreagim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos