Kujt i shërbejnë koordinatorët në shkolla? 640 mësues me detyrë të re, vlerësojnë punën dhe cilësinë e kolegëve

Nga Ornela Joti
30 Shtator 2024, 19:11 | Sociale

Jo vetëm mësues, por edhe koordinator. Ky është roli më i ri që do të marrin 640 mësues në arsimin parauniveristar në të gjithë vendin.

Duke filluar nga muaji tetor çdo shkollë 9-vjeçare dhe të mesme do të ketë dy koordinatorë, raporton A2. Njëri do të ketë funksionin e orientimit të karrierës së nxënësve, ndërsa koordinatori tjetër do të bëjë vlerësimin e cilësisë në shkolla.

Puna e tij do të jetë e ndryshme nga ajo e drejtorit të shkollës apo e mësuesit kujdestar.

Por përse duhen koordinatorët  në një kohë kur arsimi parauniversitar po vuan mungesën e mësuesve në shkolla?

Koordinatorët e shkollave do të kenë një mandat 3-vjeçar. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, ata do të lehtësohen nga ngarkesa e orëve në mësimdhënie, shkruan A2.

Orët e mësuesve koordinatorë do të plotësohen nga mësues të tjerë. Aplikimet për koordinatorët në shkolla janë mbyllur. A2 CNN ka mësuar se lista e fituesve pritet të shpallet në  fillim të tetorit. Ndërkohë paga e një koordinatori do të jetë e njëjtë më atë të mësuesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos