Luftinja në një realitet tjetër, dekada pa ujë dhe me shëndetësi ambulatore

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
21 Tetor 2025, 11:59 | Sociale

Dikur cilësohej edhe si një qytezë, jo vetëm për nga numri i banorëve, por edhe kushteve dhe shërbimeve që ofroheshin për popullatën.

Ndërsa sot Luftinja e dikurshme duket si e harruar në kohë, shkruan A2.

Vetë banorët që po përpiqen të mbajnë gjallë fshatin tregojnë se ndër dekada përpjekjet kryesore të tyre kanë qenë sigurimi i ujit. Ndërsa shërbimi shëndetësor mjaftohet me një infermier që vjen kur e thërrasin.

Edhe vetë banorët tashmë nuk kanë më shpresa që kushtet mund të përmirësohen dhe e kanë të qartë që ndoshta janë brezi i fundit që po mbajnë ende banesat dhe punët në bujqësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos