Nga bullizimi te thikat, shkollat po kthehen në ambiente të pasigurta për fëmijët

Nga Ornela Joti
3 Tetor 2025, 18:01 | Sociale

Sherret me thika mes nxënësve po bëhen të zakonshme në ambientet pranë shkollave. Prag tragjedia pranë gjimnazit “Ïbrahim Rugova” në Kamzës, ku një nxënës 16-vjeçar është në gjendje kritike për jetën pas sulmit me thikë nga bashkëmoshatarët e tij, dëshmon për mungesën e sigurisë në institucionet arsimore.

Gjatë prezantimit të Albana Koçiut në krye të ministrisë së Brendshme, kryeministri Edi Rama deklaroi siguri më të lartë në shkolla me ndihmën e kamerave inteligjente.

Ndërsa sot i pyetur nga A2 CNN për ngjarjen e rëndë në shkollën e Kamzës, në prani të ministres së brendshme dhe atij të drejtësisë, Rama tha se pyetja ishte jashtë temës së konferencës së tij për shtyp.

Sociologët theksojnë rëndësinë e ndërveprimi mes familjes, shkollës dhe fëmijëve në këtë moshë delikate. Ekspertët e arsimit prej kohësh vënë theksin tek numri i pamjaftueshëm i psikologëve, sociologëve dhe oficerëve të sigurisë në shkolla.

Por edhe pse pjesa më e madhe e këtyre punonjësve janë përqendruar në kryeqytet, ngjarjet më të rënda vijnë nga shkollat e Tiranës ku dukshëm hallkat e bashkëpunimit shkollë-prind nuk funksionojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos