Si çdo fillim muaji pensionistët shpejtojnë në zyrat e postës në Vlorë për të tërhequr sa më parë pensionin. Këtë muaj bashkë me pensionin kanë marrë edhe shtesat si pasojë e indeksimit në masën 2,5 për qind.
Por indeksimi i radhës i gjen me të njëjtat probleme dhe me të njëjtin qëndrim mbi vlerën e indeksimit. Më shumë sesa të tregojnë duket sikur protestojnë ndaj situatës ekonomike në të cilën janë.
“Ka me 90 mije lekë këtu marrin 1500 lekë. I thonë 50 lekë në ditë. Ça do bëjë, merri hidhi poshtë. Ç’i do, kot është.”
“Turp, turp i madh. Urdhëro, ça do marr. Kaq marrë unë, 8 lekë të vjetra më ka vënë mua.”
“2800 lekë më dha. Është gjynah nga Zoti. Pse tallen me ne. Jemi sot për nesër, të sëmurë, të... Tallje e quaj. Se i thahet buza pensionistit për një kokërr dardhë.”
Vlera mesatare e pensioneve në Vlorë është rreth 12 mijë lekë të reja, dhe indeksimi në masën 2,5 për qind ka çuar në xhepat e pensionistëve rreth 300 lekë më shumë. (A2 Televizion)