Gazetari i A2 CNN, Edi Ruçi ka bërë në “Dita Jonë” me Bora Shahinin dhe Rei Bezhanin një rezyme të situatës në nisje të vitit të ri akademik në universitetin “Ismail Qemali”. Shifrat sipas tij tregojnë se ka një rritje të numrit të studentëve në auditore, 50 më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
“Në Universitetin ‘Ismail Qemali’ llogaritet që numri i studentëve që do të ulen për herë të parë në auditorë është 850 pas raundit të dytë të regjistrimeve. Deri më tani llogaritet rreth 15% më tepër numri i studentëve që ulen për herë të parë në auditorë në krahasim me një vit më parë. Rritje minimale e numrit të studentëve që vjen edhe si pasojë edhe prej frekuentimit të qytetit nga personat me kombësi të huaj. Degët më prioritare dhe të preferuara janë degët të orientuara drejt tregut të punës. Degët më të preferuara janë ekonomi, financa, menaxhim biznesi dhe informatika ndërsa më pak të preferuara janë matematik, fizika, kima dhe italishtja që me shumë gjasë këtë vit të ri akademik do të shkojë drejt mbylljes”, tha Ruçi në “Dita Jonë” me Bora Shahinin dhe Rei Bezhanin.
Ruçi zbuloi më tej se në universitetin e Vlorës janë regjistruar për vitin e ri akademik edhe studentë ukrainas, të cilët janë zhvendosur prej fillimit të luftës me Rusinë dhe kanë ndërtuar jetën e tyre në qytetin bregdetar.
“Ka edhe shtetas të huaj, këtu i referohem kryesisht ukrainas. Në shifra minimale por që ekziston edhe regjistrime nga këta persona të cilët për shkak të luftës janë zhvendosur prej disa vitesh në Vlorë dhe sigurisht kërkojnë që të vazhdojnë shkollimin në qytet. Janë të vendosur në Vlorë nga informacionet tona me dhjetëra familje, që edhe kanë vlerë shtëp8i dhe kanë nisur jetesën normale në qytet dhe kanë çuar fëmijët në kopshte dhe shkolla. Por edhe të nisin universitetin”, zbuloi Ruçi në “Dita Jonë” me Bora Shahinin dhe Rei Bezhanin. (A2 Televizion)