Pezullohen gjykimet, avokati: Vrasja e gjyqtarit fajëson vetë sistemin

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
7 Tetor 2025, 13:45 | Sociale

Gjykata e Vlorës është një tjetër dëshmitare e katrahurës ndër vite me çështjet e pronave dhe zgjatjet me dekada të proceseve gjyqësore që nuk gjejnë një zgjidhje ligjore.

Sot kjo gjykatë ka pezulluar të gjitha proceset gjyqësore penale dhe civileduke trajtuar vetëm masat e sigurisë, shkruan A2.

Ndërsa policia lokale ka verifikuar masat e sigurisë ndonëse me ambiente bosh.

Për kryetarin e Dhomës së Avokatisë së Vlorës, Durim Bajramaj, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit dëshmon rënien e plotë të sistemit dhe reformave të dështuara që janë trumbetuar sikur do të jepnin drejtësi.

Avokati i indinjuar shprehet se vetëm në Shqipëri kjo klasë politike ka prodhuar ligje që u japin të drejtë të dy palëve që janë në një proces pronësie në gjykatë.

Ndërkohë, në shenjë solidariteti me gjyqtarin e vrarë thuajse të gjitha gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm në rrethet e vendit kanë pezulluar gjykimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos