
Një tjetër shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos në Athinë.
Mediat greke, të cilat kanë publikuar lajmin, nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarit, por vetëm moshën e tij, i cili është 33 vjeç.
Mediat shkruajnë se nga të dhënat e para dyshohet se shqiptari ka vdekur si pasojë e konsumimit të drogës, ndërsa mbi rastin kanë nisur edhe hetimet.
33-vjeçari është rasti i tretë në këtë burg që është gjetur i pajetë. (A2 Televizion)