Shtimi i rasteve, publikohen masat e reja: Ndalohet lëvizja nga ora 20:00. Mësim online në shkollat e mesme në 10 qytete

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 12:21 | Aktualitet
Shtimi i rasteve, publikohen masat e reja: Ndalohet lëvizja nga ora 20:00.

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë njoftoi, këtë të mërkurë, masat e reja shtrënguese për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, bëri të ditur se fasha orare e lejuar e lëvizjes do të ulet nga ora 22:00 në orën 20:00, duke mbyllur të gjitha aktivitetet deri në orën 06:00 të mëngjesit.

https://a2news.com/2021/02/10/manastirliu-dy-javet-e-ardhshme-vendimtare-bino-dyshime-se-kane-hyre-mutacionet-nga-britania-dhe-afrika-e-jugut/

Masat e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

“- Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes - 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt - 25 Shkurt.

- Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes - 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt - 25 Shkurt.

- Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt - 26 shkurt.

- Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos