
Komentatori i njohur sportiv, Vladimir Grillo, ka ndërruar jetë këtë të enjte, tha kolegu i tij në RTSH, Dëfrim Methasani, në një postim në Facebook.
“Shuhet ikona e ekranit për sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. RTSH humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74-vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën!”, thotë Methasani në statusin e tij. (A2 Televizion)