
Briken Calja shkëlqeu në Botërorin e fundit të peshëngritjes, duke arritur të marrë një medalje të artë në stilin e shkëputjes dhe dy medalje të argjendta.
Këtë të enjte, peshëngritësi shqiptar ka bërë të ditur se ka marrë rezultatet e testeve antidoping, nga ku ka rezultuar negativë.
“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes: Testet antidoping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.
Jam jashtëzakonisht i lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat.
Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh”, shkruan Calja në rrjetet sociale. (A2 Televizion)