Koronavirusi në Shqipëri, Shahini: Nxënësit mund të mësojnë nga shtëpia

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 14:00 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, Shahini: Nxënësit mund të

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini doli në një konferencë për mediat pas vendimit të marrë nga qeveria për pezullimin e mësimit për dy javë pas konfirmimit të dy rasteve me Covid-19.

Ministrja Shahini sqaron se pezullimi i mësimit nis nga dita e sotme deri në 23 mars dhe shtrihet në të gjithë sistemin arsimor, nga ai parashkollor, në të lartë.

Ministrja Shahini u shpreh se do të nisi zbatimi i planit që mësuesit të rrinë në kontakt me prindërit përmes rrjeteve sociale për të informuar nxënësit për mësimet dhe detyrat që do të kryejnë gjatë kohës që do të qëndrojnë në shtëpi.

“I kemi orientuar drejtuesit e shkollave që ditën e sotme ta mbyllin me qetësi dhe të orientojnë nxënësit për detyrat dhe mësimet që duhet të kryejnë gjatë dy javëve të ardhshme. Ky vendim vlen dhe për institucionet e arsimit parashkollor dhe atë të lartë, publike dhe private. Arsyeja është frenimi i përhapjes së Covid-19 që është shfaqur në dy raste. Masa është parandaluese, nuk ka nevojë për panik. Jemi duke bërë një plan për të gjithë drejtorët e shkollave që të orientojnë mësuesit që të rrinë në kontakt me prindërit që nxënësit të bëjnë mësim nga shtëpia. Rrjetet sociale na ndihmojnë sepse prindërit mund të komunikojnë me mësuesit përmes tyre që t’i orientojnë fëmijët të mësojnë nga shtëpia”, deklaroi ministrja Shahini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos