Simbolet kombëtare, Shqipëria dhe Kosova përshëndesin Malin e Zi

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2019, 10:37 | Ballkani
Simbolet kombëtare, Shqipëria dhe Kosova përshëndesin Malin

Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruci përshëndeten miratimin nga Kuvendi i Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2705643459481910

Ligji që priste miratimin që prej vitit 2017, u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3316363648433971

Sipas krerëve të shtetit shqiptar Mali i Zi hedh një hap domethënës drejt konsolidimit të të drejtave të gjithë qytetarëve, përfshirë pakicat etnike në një shoqëri shumë etnike.

https://a2news.com/2019/12/28/mali-i-zi-miratoi-ligjin-per-simbolet-kombetare-reagon-presidenti-meta/

Ruçi e konsideron një provë tjetër të kontributit të shqiptarëve si një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

https://a2news.com/2019/12/28/sherr-dhe-fyerje-edhe-ne-parlamentin-e-serbise/

Ndërkohë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se uron Malin e Zi dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë në këtë vend fqinj, të cilët me shekuj të tërë e ruajtën identitetin tonë kombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos