Situata e rënduar e pandemisë, Kosova shton masat

Nga A2 CNN
28 Gusht 2021, 20:18 | Kosova
Situata e rënduar e pandemisë, Kosova shton masat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se “për të ulur sa më shpejt numrin e infektimeve dhe për të parandaluar shpërndarjen e virusit, krahas vazhdimit të vaksinimit masiv, morëm vendim për shtimin e masave mbrojtëse dhe numrit të punonjësve shëndetësorë që do të angazhohen në betejën me pandeminë”.

“Disa nga masat që i miratuam janë: kufizimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00; shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollor; të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me test PCR ose me dëshmi të vaksinimit së paku me dozën e parë, në të kundërtën duhet të vetizolohen për shtatë ditë; shërbimi i gastronomisë lejohet vetëm në hapësira të hapura; u ndalohet veprimtaria klubeve të natës, ndalohen dasmat, ahengjet, festivalet e koncertet”, njoftoi Kurti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/28/18-viktima-nga-koronavirusi-ne-kosove-vijojne-shifrat-e-larta-te-infektimeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos