Situata nga koronavirusi, anulohet Dita e Verës në Elbasan

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 13:08 | Aktualitet
Situata nga koronavirusi, anulohet Dita e Verës në Elbasan

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, me urdhër të kryeministrit Edi Rama është vendosur të anulohen dhe festimet për Ditën e Verës, të parashikuara të mbaheshin në datat 13-14 mars.

Gjatë festimeve të kësaj dite në qytetin e Elbasanit mblidhen qindra qytetarë nga i gjithë vendi dhe për këtë arsye është menduar që të shmangen grumbullimet e mëdha të njerëzve duke qenë se në Shqipëri u regjistruan dy rastet e para me Covid-19.

Edhe Bashkia e Tiranës anuloi të gjitha aktivitetet për Ditën e Verës.

Më herët, në mbledhje qeverie, kryeministri Rama njoftoi mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore për një periudhë 3-javore si dhe të udhëtimeve ajrore dhe detare me veriun e Italisë, prej një dite në karantinë. Kryeministri tha gjithashtu se do të kërkohet pezullimi i të gjitha aktiviteteve sociale dhe sportive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos