Situata aktuale me procesin e numërimit në Durrës tregon për një trend fitues për Partinë socialiste. Kur janë numëruar deri më tani 86 nga 481 kutitë që përbëjnë qarkun, PS po kryeson me 52.93% të votave, aq sa përkthehen 13449 vota të numëruara.
Ndërkohë, Partia Demokratike ka arritur 9896 vota, ose 38.95% të votave, kurse LSI shënon 6.17%, me 1568 vota.
Për sa i përket vijueshmërisë së procesit në qytetin bregdetar, në KZAZ nr.21, e pozicionuar në pallatin e sportit ''Ramazan Njala'', ky proces është pezulluar për të rifilluar sërish në orën 14:00, në mënyrë që grupet e numërimit të çlodhen.
Në KZAZ-në nr.25 në Shijak, janë numëruar deri më tani 18 kuti dhe puna është ndërprerë për të rifilluar pas mesditës. Në KZAZ-në nr.22, te shkolla 9- vjeçare "Marie Kaculini" aktualisht po ndërrohen numëruesit sepse janë të lodhur dhe ndërkohë po trajnohen të rinj për t’u futur në këto grupe.
Ndërkohë vijon procesi i numërimit në KZAZ nr.23 dhe nr.24, pozicionuar pranë shkollave "Jan Kukuzeli" dhe "Leonik Tomeo", si dhe në KZAZ 20 në Krujë. (A2 Televizion)