Kandidatja demokrate për deputete në qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, tha se rezultati i Njësisë 10 në kryeqytet tregon rritje me 30% të Partisë Demokratike dhe rënie me 200 vota të Partisë Socialiste. Në një deklaratë nga selia blu, ajo u shpreh se Tirana po i prin ndryshimit.
“Tirana po i prin ndryshimit. Rezultatet nga dega 10 me votimin elektronik janë të jashtëzakonshme. PD ka rritje me 30% me 1200 vota, ndërsa PS ka rënie me 200 vota. Tirana po i prin ndryshimit. Tirana do të ketë një ditë me diell dhe të gjithë të vazhdojmë të numërojmë se e ardhmja do të jetë më e mirë. Shqipëria po fiton. Tirana po fiton!” (A2 Televizion)