
Zgjerohet edhe më shumë skandali që ka përfshirë ditët e fundit disa zyrtarë të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Qarkun e Vlorës.
Pas arrestimit të drejtorit të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika, specialistit të kësaj drejtorie, Kreshnik Mino, dhe shtetasit Spiro Duni, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka shpallur në kërkim dhe më pa sarrestuar edhe ish-drejtorin e Ashk-së Klodian Troci, i cili kishte lënë funksionin rreth dy javë më parë.
Sipas burimeve të A2 Cnn, Troci nuk është gjendur fillimisht në banesën e tij, ndërkohë që janë sekuestruar rreth 60 mijë euro, por mëpa sështë arrestuar nga forcat e rendit.
Prokuroria akuzon zyrtarët për falsifikimin dhe veprime të tjera të kundërligjshme në periudhën 2019-2021, në toka të fshatrave Himarë e Dhërmi të Bashkisë Himarë. (A2 Televizion)