
Shkojnë në shkollë për të marrë dije, por mendojnë se nuk po nxënë sa ç’duhet. Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike në bazë të një pyetësori të posaçëm gjeti se mbi 40 për qind e të rinjve në Shqipëri u dhanë notë mesatare ose të ulët mësuesve dhe pedagogëve. Vetëm 10 për qind e tyre mendojnë se mësimdhënësit e bëjnë siç duhet detyrën e tyre. Studimi prek dhe fillimet e pandemisë sidomos në fillimet e pandemisë.
48 për qind e të rinjve në vendin tonë nuk janë të kënaqur me njohuritë e marra. Më gjerë në rajon, 47 për qind e të rinjve i vlerësojnë si mesatare dijet e përftuara.
Kur u mendua se pandemia do të shërbente si mundësi për t’i dhënë hov studimeve online, Hulumtimi i Institutit për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike tregon se në të vërtetë mbi 70 për qind e të rinjve në Ballkanin Perëndimor, nuk duan t’i rikthehen një procesi të tillë. Ata do të ishin të gatshëm nëse procesi do të kombinohej me prezencën fizike. (A2 Televizion)