Drejt falimentit! Nga Përmeti në Kukës fermerët kërkojnë mbështetje

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 16:05 | Aktualitet
Drejt falimentit! Nga Përmeti në Kukës fermerët

Mungesa e mbështetjes nga shteti dhe çmimi i lartë i naftës dhe plehrave kimikë, po çojnë drejt falimentit fermerë, blegtorë dhe bujq në vend. Kjo është arsyeja që protesta e radhës e fermerëve është mbajtur në Përmet, ku kanë kërkuar mbështetje në mënyrë që të mos braktisin fermat dhe të largohen në emigrim.

Ndërkohë edhe në veri të vendit, gjendja e fermerëve është mjaft e keqe. Kjo është reflektuar në uljen e ndjeshme të sipërfaqes së tokës së punuar.

Vetë fermerët tregojnë arsyet e kësaj situate.

Nga 830 ha tokë që kultivohej përpara disa viteve, aktualisht në Kukës, kultivohet vetëm 200 ha tokë. Ndërkohe fermerët paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga qeveria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos