Holanda heq karantinën për të gjithë atë që mbërrijnë në vend. MEPJ njofton rregullat e reja

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 16:58 | Aktualitet
Holanda heq karantinën për të gjithë atë që

Nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar rregullat e reja të vendosura nga Holanda për udhëtimet drejt këtij vendi.

Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin në Holandë përfshin; certifikatën e vaksinimit, si dhe testin negativ ndaj COVID-19, PCR ose antigjen.

Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos