Edhe pse në moshën 39-vjeçare, Zlatan Ibrahimovic vijon të mahnisë në Serinë A.
Në ndeshjen ndaj Udineses, sulmuesi suedez shënoi golin e fitores për kuqezinjtë me një roveshatë që shtangu mbrojtësit dhe portierin kundërshtar.
Në pjesën e parë, Kessie kaloi në avantazh Milanin pas një asisti të Ibrahimovic.
Në fillimin e pjesës së dytë, arbitri akordoi një 11-metërsh për Udinesen, me lojtarët e Milanit që kërkuan me ngulm që të rishikohej në VAR, por arbitri refuzoi ta bënte diçka të tillë. De Paul e ktheu në gol penalltinë, duke barazuar përkohësisht rezultatin.
Në fund, Ibra zgjidh gjithçka me akrobacinë e tij, duke i dhënë 3 pikët ekipit të tij, që vijon të ruajë kryesimin në renditjen e Serisë A edhe për këtë javë. (A2 Televizion)