
Një penallti e Pierre Aubameyang në minutën e 69-të i jep Arsenalit një fitore historike në Old Trafford kundër Manchester United. Historike sepse diçka e tillë nuk ndodhte prej plot 5159 ditësh, 14 sezone.
Një fitore e merituar për djemtë e spanjollit Arteta, që goditën në pjesën e parë edhe një shtyllë me Willian dhe ishin më agresivë gjatë gjithë ndeshjes.
Tashmë “Gunners” ndodhen në vendin e 8 -të me 12 pikë, por vetëm një pikë nga vendi i dytë, ndërkohë që Manchester me 7 pikë e ka filluar në mënyrën më të keqe sezonin, në vendin e 15-të. (A2 Televizion)