Hyn Ronaldo dhe Juve shkatërron Spezian, fitore e “çmendur” e Lazios

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2020, 17:29 | Futboll
Hyn Ronaldo dhe Juve shkatërron Spezian, fitore e

Juventusi i rikthehet fitores në Serie A, dhe padyshim hyrja në fushë i yllit të saj Cristiano Ronaldo ishte arsyeja kryesore e suksesit.

Ekipi i Andrea Pirlos po barazonte 1-1 kundër La Spezia në minutën 56, kur hyri portugezi. Cristiano Ronaldos iu deshën 2 minuta për të mposhtur kundërshtarët. Kampionët e Italisë më vonë e kishin të thjeshtë ndeshjen,  duke shënuar me francezin Rabiot dhe sërish me Cristiano Ronaldon me penallti.

Ndërkohë, një ndeshje e çmendur ajo mes Torinos dhe Lazios, një derbi kosovar ku nga një anë luante Mërgim Vojvoda, dhe nga tjetra Vedat Muriqi. Ndeshja përfundoi 3-4 për Lazion, por deri në minutën e 90 ishin torinezët në avantazh.  Dy gola të Caicedo dhe Immobile në minutat shtesë i dhuruan tre pikë të arta ekipit kryeqytetas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos