“SPAK paralajmëroi rezultate për zyrtarët e lartë”, Bajrami: Të ndiqet shembulli i Rumanisë, 2 kryeministra shkuan në gjykatë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2021, 21:34 | Aktualitet
“SPAK paralajmëroi rezultate për zyrtarët e

I ftuar në Absolut 4, ku u diskutua në lidhje me zhvillimet e fundit në vend dhe konkretisht mbi operacionin “Shpirti”, ku të përfshirë janë edhe prokurorë e ish-zyrtarë të policisë, gazetari Armand Bajrami u shpreh se kreu i SPAK, Arben Kraja, paralajmëroi rezultate edhe sa i takon zyrtarëve të lartë.

“Mesazhet kryesore që u dhanë nga zoti Kraja, duke rrëfyer faktin që në dy javë janë prangosur 2 prokurorë, njëkohësisht ai paralajmëroi sot se SPAK do të vepronte dhe shumë shpejt do të kemi rezultate edhe sa i takon zyrtarëve të lartë, edhe në aparatin qëndron të qeverisë, për abuzime me fondet publike. Uroj që rezultatet të kënaqin edhe pritshmëritë e publikut”, tha Bajrami.

https://a2news.com/2021/07/05/lufta-kunder-korrupsionit-kraja-i-spak-fut-ne-ethe-zyrtaret-qe-kane-abuzuar-me-fondet-publike/

Më tej, gazetari i A2 theksoi se SPAK duhet të ndjekë shembullin e strukturës së ngjashme në Rumani, e cila ka çuar në gjykatë dy kryeministra.

“Drejtuesi i Prokurorisë Antikorrupsion në Rumani dha shembullin e tij se një strukturë e ngjashme me SPAK, rezultatet nuk ngjasonin aspak. Ai e tha me krenari që kishin dërguar para gjykatës 2 kryeministra, 20 ministra, 80 deputetë dhe shumë kryetarë bashkish. Ky është një shembull konkret që mund ta ndjekë zoti Kraja”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/05/operacioni-shpirti-kasapi-nese-bazohet-vetem-te-deshmitaret-e-drejtesise-do-te-kete-pak-te-denuar/
https://a2news.com/2021/07/05/sokol-bregu-dy-gjerat-qe-me-shqetesojne-nga-operacioni-shpirti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos