Mospagesa e sigurimeve shoqërore: Ndikim te skema e pensioneve, thellohet defiçiti

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 16:38 | Ekonomi
Mospagesa e sigurimeve shoqërore: Ndikim te skema e pensioneve, thellohet

Mospagesa e sigurimeve shoqërore në vlerën e 17 miliardë lekëve në fund të 2020-ës ka thelluar defiçitin e skemës së sigurimeve shoqërore. Në kushtet e mospagesës së sigurimeve, buxheti i shtetit duhet të subvencionojë nga taksat skemën e pensioneve për të kryer pagesat për përfituesit aktualë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në vitin 2020 të ardhurat nga kontributet shënuan rënie vjetore me 1.6%, ndërsa  shpenzimet u rriten me 1.5 përqind.

Për rrjedhojë deficiti i skemës u thellua dhe nga buxheti I shtetit udhanë 29 miliardë lekë gjatë vitit 2020 ose mbi 14% më shumë se një vit më parë. 

https://a2news.com/2021/05/21/sigurimet-shoqerore-te-papaguara-borxhi-arrin-17-miliarde-leke-debitoret-kryesore-entet-publike/

Por përveç thellimit të defiçitit në skemën e pensioneve, një tjetër efekt i mospagesës së sigurimeve shoqërore dhe borxheve në miliarda lekë të krijuara është se mijëra punonjës, të punësuar edhe në institucione shtetërore rrezikojnë pensionin, kur të arrijnë moshën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos