Soreca takohet me Ramën: Rimëkëmbja ekonomike duhet të shoqërohet edhe me vazhdimin e reformave

Nga A2 CNN
9 Maj 2020, 13:19 | Politikë
Soreca takohet me Ramën: Rimëkëmbja ekonomike duhet të

Në Ditën e Evropës, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, pati një takim me kryeministrin Edi Rama.

Soreca rikonfirmoi mbështetje e BE-së ndaj Shqipërisë, ndërsa theksoi se rimëkëmbja ekonomike, pas tërmetit dhe pandemisë, duhet të shoqërohet edhe me vazhdimin e reformave.

“Sot nuk është një ditë normale e përvjetorit të Evropës, për shkak të pandemisë, por mbetet gjithsesi një ditë mjaft e rëndësishme. Solidariteti mbetet një shenjë që ka udhëhequr punën tonë edhe në Shqipëri. Kjo është parë edhe në tërmetin e 26 nëntorit, ku BE-ja u ka qëndruar pranë shqiptarëve. Në këto moment që po flasim, me krizën e pandemisë, BE u ka qëndruar përkrah shqiptarëve dhe 230 milionë euro janë përcaktuar. Në mënyrë të menjëhershme 4 milionë euro për shëndetësisë. Do të vazhdojmë të mbështesim edhe këtë javë Shqipërinë me respiratorë dhe autoambulanca.

Pandemia ka treguar një solidaritet kaq të madh, por falënderoj Ramën edhe për ndihmën që Shqipëria ka ndihmuar Italinë dhe staf mjekësor. Shqipëria ka qenë mjaft bujare, pasi ka lejuar edhe mbi 200 shtetas evropianë të kthehen në vendet e tyre gjatë pandemisë.

Rimëkëmbja ekonomike duhet të shoqërohet edhe me vazhdimin e reformave. 25 marsi ka qenë historik për Shqipërinë. Tani, Shqipëria është në segmentin e fundit të rrugëtimit dhe reformat duhet të vazhdojnë. Ne po bashkëpunojmë me të gjitha institucionet shqiptare për reformat”, u shpreh Soreca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos