Cakaj: Kemi treguar aftësi, duam vendin e anëtarit të Këshillit të Sigurimit në 2022

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 21:24 | Politikë
Cakaj: Kemi treguar aftësi, duam vendin e anëtarit të

Shqipëria është e angazhuar për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit 2022-2023.”

Këto ishin fjalët e sotme të ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të organizuar nga Estonia që mban presidencën.   

Për Çakajn, “Shqipëria ka dëshmuar aftësinë e saj për kryerjen e suksesshme të përgjegjësive të jashtëzakonshme ndërkombëtare si kryesuese e OSBE-së”, dhe se vendi i anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara është ambicie reale e Tiranës zyrtare.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos