Sot afati i fundit, 5 kandidatë për kreun e PD

Nga A2 CNN
22 Maj 2021, 11:04 | Politikë
Sot afati i fundit, 5 kandidatë për kreun e PD

22 maji shënon afatin e fundit zyrtar për të paraqitur kandidaturën për kryetar te partisë demokratike pranë komisionit zgjedhor të PD.

Nesër në orën 18:00 kryesia e Partisë Demokratike do të zhvillojë mbledhjen për kualifikimin e kandidateve që përmbushin kriteret për kreun e PD.

 I pari që dorëzoi dokumentacionet e nevojshme për të qenë pjesë e garës ishte anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, i cili ka nënvizuar se ky moment është një pikë e rëndësishme për partinë më të madhe opozitare në vend.

Ndërkohë që e vetmja grua që është bërë pjese e kësaj gare është Edith Harxhi, e cila deklaroi se do të ofroj një reformim te thellë te PD-së mbi idealet e vitit 1990.

Edhe Lulzim Basha është pjesë e garës  për kreun e PD ku do t'i kërkojnë demokratëve ta rizgjedhin  për herë të tretë si drejtues të PD.

Ibsen Elezi e dorëzon sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar. Listës nuk iu shtua në momnetin e fundit edhe Lisandër Hoxha, i Forumit Rinor të PD, por iu shtua jo pa surprizë Agron Shehaj. Deputeti më i votuar pas Lulzim Bashës në Partinë Demokratike shpalli kandidaturën për kryetar të kësaj force politike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos