Gjykata Kushtetuese, paralajmërimi i ambasadores Kim: Çështje të rëndësishme pritet të vijnë

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 17:39 | Politikë
Gjykata Kushtetuese, paralajmërimi i ambasadores Kim: Çështje

Ambasadorja amerikane në vendin tonë ka bërë një paralajmërim të fortë në lidhje me çështjet që pritet të marrë në shqyrtim Gjykata Kushtetuese. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kim shprehet se çështje të rëndësishme janë duke ardhur. Ajo thekson se që nga dhjetori i viti 2020 Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar 100 raste dhe ka dhënë 25 vendime.

“Pas një paralize 3 vjeçare, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në dhjetor 2020. Prej atëherë, Gjykata ka shqyrtuar 100 raste dhe ka dhënë 25 vendime. Çështje të rëndësishme janë duke ardhur. Reforma në drejtësi është e vërtetë. Shtetet e Bashkuara do të jenë me Shqipërinë derisa sistemi i drejtësisë të jetë tërësisht funksional”. (A2 Televizion)

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1395762304600444930

A2 CNN Livestream

Latest Videos