Sot seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit, Meta mesazh në Facebook: Kryesorja në jetë të ruajmë 1

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 08:09 | Politikë
Sot seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit,

Ndërsa sot zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, kreu i shtetit me një mesazh në Facebook shprehet se: “Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zerove, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”.

Seanca për shkarkimin e presidentit Meta u shty për sot pas kërkesës së përfaqësuesve të presidentit, të cilët do të paraqisnin pretendimet e tyre.

Më herët të martën, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e presidentit për përjashtimin e gjyqtarëve nën argumentin se nuk garantojnë një proces të paanshëm.

Sipas trupës gjykuese, asnjë nga gjyqtarët nuk është në kushtet e ndalimit.

https://a2news.com/video/meta-ne-kushtetuese-perplasja-politike-u-pasua-me-shkarkimin-nga-socialistet-ne-kuvend-2/

Këshilltari për çështjet ligjore në Presidencë, Bledar Dervishaj u shpreh i sigurt të martën ppas senacës se presidenti Ilir Meta nuk do të shkarkohet. Sipas tij nuk ka asnjë çështje për shkarkimin e kreut të shtetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/01/keshilltari-i-presidences-i-sigurt-pas-seances-se-kushtetueses-meta-nuk-shkarkohet-nuk-ka-ceshtje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos