
SPAK ka dhënë pretencën për të akuzuarit e vrasjes së babë e bir, Gentian e Nezir Beqirit, në vitin 2012 në qytetin e Elbasanit.
Sipas pretencës së SPAK kërkohet:
Burg përjetë për Ardian Çapjan;
25 vjet burg për Florenc Çapjan;
Burg përjetë për Olsi Lekun;
6 vjet burg për Ervis Bardhin;
20 vjet për Klajdi Dokolin;
20 vjet për Etian Canin.
Mësohet se, Ervis Bardhi është ekzekutori në krim, personi që ka vrarë Gentian Beqirin, por ai përfiton ulje të dënimit, për shkak se është i penduar i drejtësisë. (A2 Televizion)