Dy prokurorët e Krimeve të Rënda, që hetuan dy dosje të nxehta të politikës, transferohen në Prokurorinë e Posaçme për një mandat 1 vjeçar.
Dritan Prençi njihet si prokurori që hetoi përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirin në një rrjet trafiku, ndërsa prokurori Mara hetoi për më shumë se 2 vite dosjen e shit-blerjes së votës, pas përgjimit të zyrtarëve të lartë socialistë në Durrës, si dhe ish kryebashkiakun Vangjush Dako,
Vendimi u mor nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve, të cilët votuan pro kërkesës së drejtuesit të SPAK, Arben Kraja për transferimin e përkohshëm të dy prokurorëve Mara dhe Prençi.
Në datë 23 dhjetor, Arben Kraja kishte dërguar pranë këtij institucioni kërkesën, duke pretenduar se edhe dy prokurorët që plotësonin kriteret, kishin dhënë pëlqimin e tyre më parë, për të qenë pjesë e SPAK.
Pas shkrirjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Mara dhe Prençi ishin caktuar prokurorë të Shkallës së Parë.
(A2 Televizion)