14 gola në 8 ndeshje, Raphinha shkruan historinë, një makineri golash

Nga Dea Kozma
23 Shtator 2026, 12:18 | Futboll

Raphinha nuk po shënon thjesht gola… po shkruan historinë e Barcelonës! Braziliani po përjeton një nisje të jashtëzakonshme të sezonit dhe pas tripletës ndaj Sevillas ka arritur në kuotën e 14 golave në 8 ndeshje zyrtare. Një shifër që e ka futur në librat e historisë së klubit katalanas.

Raphinha ka regjistruar nisjen më të mirë golashënuese të një sezoni në historinë e Barcelonës pas tetë ndeshjeve, duke kaluar rekordin e vendosur më parë nga Cesar Rodriguez, i cili kishte shënuar 13 gola në tetë takimet e para të sezonit 1948-49.Dhe forma e brazilianit është edhe më e veçantë. Raphinha ka realizuar dy tripleta radhazi në La Liga, ndaj Racing Santander dhe Sevillas, diçka që te Barcelona e kishin bërë më parë vetëm Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Nga krahu i sulmit, tashmë në rolin e qendërsulmuesit, Raphinha është kthyer në pikën kryesore të ofensivës katalanese. 14 gola në 8 ndeshje, rekordi historik i klubit dhe një Barcelonë që nuk di të ndalet. Raphinha po jeton momentin më të artë të karrierës së tij në Katalonjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos