Pesë të tërhequr nga Anglia, Tuchel me dhimbje koke

Nga Dea Kozma
23 Shtator 2026, 12:07 | Futboll

Thomas Tuchel përballet me një situatë të papritur vetëm pak ditë para startit të Ligës së Kombeve. Pesë futbollistë janë detyruar të tërhiqen nga grumbullimi i Anglisë për shkak të problemeve fizike.

Bëhet fjalë për Declan Rice, Cole Palmer, Marcus Rashford, Kobbie Mainoo dhe Tino Livramento, pesë emra të rëndësishëm në planet e trajnerit gjerman. Federata Angleze konfirmoi se të gjithë janë jashtë për shkak të problemeve të ndryshme fizike.

Mungesa e Palmerit është veçanërisht e rëndësishme, pasi sulmuesi i Chelseat ishte rikthyer në listën e Tuchelit pas mungesës në Botërorin e këtij viti. Edhe Rice është një nga titullarët kryesorë të Anglisë, ndërsa Rashford dhe Mainoo vijnë nga Manchester United.

Tuchel ka reaguar menjëherë duke plotësuar grupin me Morgan Gibbs-White dhe James Garner, të cilët janë thirrur si zëvendësues.

Anglia nis aventurën në Ligën e Kombeve më 26 shtator ndaj Spanjës, përpara transfertave me Çekinë dhe Kroacinë. Për Tuchelin, një nisje që vjen tashmë me një problem të madh për të menaxhuar: pesë mungesa të rëndësishme dhe një skuadër që duhet riformatuar në një kohë shumë të shkurtër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos