Dikur ndanin të njëjtin top, të njëjtin oborr dhe të njëjtën ëndërr… sot mund të ndajnë edhe fanellën e Italisë! Sebastiano dhe Pio Esposito janë bashkë në kombëtaren italiane, në një histori familjare që po tërheq vëmendjen e futbollit italian.
Pio, më i vogli, tashmë e ka provuar emocionin e Azzurrëve. Me 9 paraqitje dhe 5 gola, sulmuesi i Interit po shndërrohet në një nga emrat e rinj të rëndësishëm të ofensivës italiane.
Për Sebastiano, rruga është pak më ndryshe. Sulmuesi i Sassuolos merr për herë të parë thirrjen në kombëtaren e madhe dhe tani ka mundësinë të jetë pranë vëllait të tij në skenën më prestigjioze.
Nga akademia e Interit, te fanella e kaltër, dy vëllezër që janë rritur bashkë në futboll dhe që tani mund të shkruajnë një tjetër kapitull të veçantë.
Sepse nëse trajneri u jep mundësinë të luajnë së bashku, Espositot nuk do të jenë thjesht dy futbollistë në fushë… do të jenë dy vëllezër që realizojnë së bashku ëndrrën e fëmijërisë: të luajnë për Italinë! (A2 Televizion)