Taulant Xhaka në mbrojtje të vëllait: Të gjithë bëjnë gabime...askush nuk është perfekt

Nga Dea Kozma
23 Shtator 2026, 12:05 | Futboll

Pas pranimit publik të Granit Xhakës se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19 pa u vaksinuar, ka reaguar edhe vëllai i tij, Taulant Xhaka.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i dalë në mbrojtje Granitit, në një moment kur kapiteni i Zvicrës ndodhet nën hetim nga autoritetet zvicerane.

“Të gjithë bëjnë gabime. Askush nuk është perfekt”, shkruan Taulanti, duke kërkuar që krahas gabimit të fundit të mos harrohet kontributi i gjatë i vëllait të tij për Zvicrën.

“Ju lutem, mos e harroni kurrë atë që Granit Xhaka, vëllai im, ka bërë për Zvicrën gjatë gjithë këtyre viteve. Sa shumë zemër, pasion dhe krenari ka treguar për këtë vend dhe këtë fanellë”, vijon mesazhi i tij. Taulanti iu drejtua edhe gazetarëve dhe kritikëve, duke u kujtuar se edhe ata kanë bërë gabime në jetën e tyre. “Gjëja më e rëndësishme nuk është të mos bësh kurrë gabime, por t’i pranosh ato, t’i njohësh dhe të mësosh prej tyre”, përfundon ai.

Ndërkohë, Granit Xhaka ka kërkuar falje dhe ka marrë përgjegjësinë për veprimin, ndërsa Federata Zvicerane ka konfirmuar se ai do të mungojë në grumbullimin e këtij muaji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos