17 mln euro plus 2 mln bonuse, Milani afron mbrojtësin e majtë Pervis Estupiñán

Nga Dea Kozma
22 Korrik 2025, 13:30 | Futboll

17 mln euro plus 2 mln bonuse, Milani afron mbrojtësin e majtë Pervis

Milani ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të majtë Pervis Estupiñán nga skuadra e Brighton. Lajmin e ka dhënë eksperti i merkatos Fabrizio Romano që në postimin e tij tregon se çdo gjë është mbyllur.

Sipas mediave italiane, kuqezinjtë prej kohësh kanë zhvilluar kontakte intensive me klubin anglez dhe dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashllët për një shumë totale prej rreth 20 milionë eurosh (me 17 milionë euro plus 2 milionë euro në formë bonusesh). Kështu mbrojtësi i kombëtares së Ekuadorit bëhet kshu pasardhësi i Theo Hernandez, i cili u shit te Al-Hilal. Me fanellën e Brighton ai luajti 36 ndeshje sezonin e kaluar, shënoi një gol dhe dhuroi një asist, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, tani detyra e Igli Tares është të gjëjë një mbrojtës në krahun e djathtë ku emrat janë të shumta. Nga Marc Pubill i Almerías te Doué të Strasburgut edhe pse deri më tani oferta apo detaje konkrete nuk ka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos