Pak ditë pasi u zyrtarizua si lojtari i ri i Frosinones, Alen Sherri është prezantuar në klubin e tij të ri. Shkodrani tregoi si u bind për ti thonë PO këtij projekti ndërsa nuk fshehu dhe emocionet e para me skuadrën e re.
“Negociatat për të ardhur në Frosinone nuk zgjatën shumë. Jam i emocionuar që jam këtu: është një mundësi e shkëlqyer dhe do të jap gjithçka nga vetja për ta shfrytëzuar sa më shumë. Gjëja më e mirë është se menjëherë gjeta një grup fantastik djemsh; ata më pritën shumë mirë dhe i falenderoj.
Në anën tekniku, Sherri tregoi se po përshtatet mirë ndërsa theksoi se për çdo portjer shqiptar të luajë në Itali është një ëndërr.
Në ditët e para, më pëlqeu shumë mënyra se si po përpiqemi ta ndërtojmë lojën. Jam i bindur nga idetë e trajnerit dhe mendoj se mund të jetë një sezon i mirë për të gjithë. Për ne, të luash në Itali është një ëndërr. Serie A është një nga ligat më të rëndësishme në botë, por Serie B është gjithashtu shumë konkurruese. Për mua, nuk ndryshon shumë; ndiej sikur po përjetoj një mundësi të shkëlqyer, shkruan A2 CNN.
Sherri nuk do të flasë për të kaluarën por ajo që premton është se do të japi maksimumin në sezonin e ri
“Shpresoj të bëj një kampionat të mirë, të jap më të mirën, të ndihmoj ekipin sa më thjesht. Por edhe nga ekipi, pres që të gjithë të japim të paktën 100%, sepse, sipas meje, kjo është gjëja më e rëndësishme: që kur të hyjmë në fushë, të japim të gjithë 100%.”
Alen Sherri është huazuar nga Kaljeri te Frosinone me opsion blerje për 1 milion euro në fund të sezonit. (A2 Televizion)