Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për një tjetër aventurë në Ligën e Kombeve, me kuqezinjtë që rikthehen në fushë me një objektiv të qartë: të luftojnë për vendin e parë në grup.
Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran nis grumbullimin dhe tashmë vëmendja është e gjitha te katër sfidat e radhës, që do të përcaktojnë edhe rrugëtimin e Shqipërisë në këtë kompeticion.
Ndeshja e parë do të jetë ndaj Bjellorusisë në 26 shtator, përpara përballjeve me San Marinon në 29 dhe në 3 tetor ndaj Finlandës, shkruan A2.
Maran ka ndërtuar një grup me 29 futbollistë, duke kërkuar një skuadër konkurruese dhe mbi të gjitha të qëndrueshme gjatë gjithë ciklit. Megjithatë, në këtë grumbullim mungojnë dy emra të rëndësishëm të repartit ofensiv: Armando Broja dhe Nedim Bajrami. Dy lojtarët kanë lënë hapësira të mëdha në lojën e kuqezinjve mirëpo tekniku italian ka gati planin B.
Për Rolando Maran, sfida nuk është vetëm rezultati pozitiv, por krijimi i një skuadre që të luajë me personalitet dhe të luftojë deri në fund në çdo takim. Kuqezinjtë synojnë ta nisin këtë kapitull të ri me ritmin e duhur dhe të mbajnë gjallë objektivin për kreun e grupit.
Katër ndeshje përpara, katër mundësi për të treguar ambicien e Shqipërisë.
Objektivi është i qartë: vendi i parë. (A2 Televizion)