
Milani siguroi fitoren e dytë radhazi në kampionat pas triumfit 3-0 ndaj Lecces.
Kuqezinjtë e kontrolluan takimin dhe gradualisht morën gjithçka nën kontroll, duke siguruar tre pikët, shkruan A2.
Lecce, pa Medon Berishën të dëmtuar, pësoi gola nga Pulisic, Rabiot dhe Moreira.
Ky triumf i dha fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore në të gjitha kompeticionet, përpara pushimit të gjatë të kombëtareve.
(A2 Televizion)