450 mijë euro, Kevin Dodaj zyrtarizohet si lojtari i ri te CSKA Sofia

Nga Dea Kozma
22 Korrik 2025, 13:34 | Futboll

450 mijë euro, Kevin Dodaj zyrtarizohet si lojtari i ri te CSKA Sofia

Një nga talentet e mëdha të futbollit shqiptar, Kevin Dodaj është futbollisti më i ri i CSKA-së së Sofies.

Shkodrani 19 vjeç ka mbyllur zyrtarisht rrugëtimin kuqeblu me Vllazninë teksa u takua për herë të fundit dhe me shokët e skuadrës.

Edhe klubi bullgar e ka prezantuar lojtarin e vitit 2005 si përforcimin e skuadrës duke konfirmuar marrëveshjen e arritur.

Anësori 19-vjeçar kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe më pas nënshkroi  kontratën me 31 herë kampionët e Bullgarisë. Nga ky transferim shkodranët mbushin arkat me 450 mijë euro, shkruan A2 CNN.

Largimi i tij vjen menjëherë pas një paraqitjeje të shkëlqyer ndaj Daugavpils, ku Dodaj realizoi një gol dhe dha një asist, duke ndihmuar Vllazninë të kalojë më tej në kompeticionet europiane.

Talenti shqiptar spikati veçanërisht në sezonin e kaluar ku regjistroi 55 paraqitje me Vllazninë  shënoi 9 gola dhe dhuroi 4 asiste duke përfshirë 2 ndeshje me një gol dhe një asist në raundin e parë të Conference League (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos